Formula 1 në Rusi, Hamilton: Ferrari, I vështirë për t’u kapur

Ljuis Hamilton e pranon se kjo e premte nuk ishte më e mira për Mercedes pas dy sesioneve të para të provave të lira në Cmimin e Madh të /Rusisë, ku spikati Maks Vershtapen me Red bull që fitoi në sesionin e dytë të këtyre provave, por që garën e së dielës do ta nisë 5 pozicione më poshte se ai që do të zërë në provat  zyrtare.

Ishte pikërisht holandezi që fitoi në këtë sesion duke lënë pas Lëklerk dhe dy pilotët e Mercedes, Botas e Hamilton ndërkohë që Fetel shënoi kohën e pestë më të mirë.

‘Ishte një ditë pak eksploruese-tha lideri I botërorit të Formula 1-nisi mjaft mirë, por më pas gjërat nuk u përmirësuan kushedi se cfarë, ndërsa të tjerët u duk se patën progres nga një sesion në tjetrin. Humbasim rreth 8 të dhjetat kundrejt Ferrarit në pjesët e drejta. Ishim përgatitur për këtë dhe po përpiqemi të kuptojmë sesi mund ta përmirësojmë makinën, po nuk është një detyrë e lehtë’.

Sfidanti.al