Everton, parrullë kundër racizmit me imazhin e Kean

Tifozët e Evertonit zbresin në fushën e betejës kundër racizmit. Me rastin e  ndeshjes me Mancester Sitit, tifozët e skuadrës nga Liverpuli kanë përgatitur një parrullë gjigande me imazhin e Moize Kean të marrë gjatë muajve të verës nga Juventust të shoqëruar me mbishkrimin në gjuhën italiane ‘No al razzismo’. Qendërsulmuesi I përfaqësueses italiane, në muajin prill u bë objekt I disa koreve raciste në Cagliari

Në postimin e Evertonit në Instagram lexohet: ‘Të shtunën tifozët tanë do të shfaqin me shumë krenari këtë parrullë në mbështetje të Moize Kean’. Kjo nismë është ndërmarrë nga grupimi  County Road Bobblers dhe vjen në një moment kur e gjithë vëmendja është përqendruar në Itali për disa episode që kanë ndodhur gjatë ndeshjeve të Serisë A.

Sfidanti.al