Komiteti Ekzekutiv I UEFA zyrtarizoi ditën e martë në Ljubjanë, emrin e kompeticionit të tretë të UEFA që duke nisur nga viti 2021 do t’I bashkohet Ligës së kampioneve dhe Europa League. Bëhet fjalë për Europa Conference League, që është një format I ri që ka për qëllim që t’u japë më shumë hapësirë klubeve të federatava më të vogla.
Rregullorja për këtë kompeticion është ende duke u përpiluar dhe do të komunikohet në muajt në vazhdim. Ndeshjet e kompeticionit të ri që fillimisht u mendua se do të quhej Europa League 2, do të luhen ditën e enjte në 18:45 dhe 21:00 ashtu sikurse edhe ato të Europa League; me pak fjalë nuk do të ketë më ndeshje në orën 18:55.
Në fazën finale e Europa Conference League do të jenë 32 skuadra që do të ndahen në 8 grupe me nga 4 ekipe për të vijuar më pas me 1/8 e finaleve, cerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen. Do luhet edhe një fazë tjetër kualifikuese përpara 1/8 të finaleve mes skuadrave të vendeve të dyta dhe të treta të grupeve në Europa League.
Kompeticioni I ri ashtu sikurse edhe Europa League do të ketë në calendar 141 ndeshje që do të luhen në harkun e 15 javëve. Fituesi I Europe Conference League, fiton të drejtën për të marrë pjesë në Europa League sezonin pasardhës.
Sfidanti.al