Ferrari duket se është kthyer vërtet si një skuadër e frikshme. Sharl Lëklerk fiton një tjetër pole position në Cmimin e Madh të Singaporit dhe kjo ndoidh në pistën e Marina Bay që konsiderohet si pista e Mercedes. Kokëkuqja italiane i përmbysi të gjitha parashikimet dhe në vendin aziatik i dha një leksion të mirë Mercedesit që gjithsesi e siguron një vend në vijën e parë të nisjes me Ljuis Hamilton koha e të cilit ishte 2 të dhjetat më e lartë se ajo e Lëklerk.
Një paraqitje mjaft të mirë bëri edhe Sebastian Fetel që u rendit në vendin e tretë duke konfirmuar edhe njëherë përmirësimet e dukshme të Ferrarit në këtë periudhë të sezonit në Formula 1. Nuk shkoi më shumë se vendi i katërt piloti i Red Bull, Maks vershtapen që la prapa pilotin tjetër të Mercedes, Valteri Botas. Rezultati më befasues i kësaj dite ishte vendi i 6 i albon që la pas pilotë si Sainz, Ricardo, Hulkenberg dhe Norris që plotësuan dhjetëshen e më të mirëve në këto kualifikuese.
sfidanti.al