Brazil, Gabigol rikthehet në formë, Tite e merr në ekip pas 3 vitesh

Gabriel Barbosa  fiton një tjetër shans për të luajtur me përfaqësuesen braziliane. Pas 3 vitesh, Gabigol do të veshë sërish fanelën e skuadrës 5 herë kampione të botës, pasi trajneri Tite e ka grumbulluar në skuadër. herën e fundit që sulmuesi i Flamengos, por që është ende në pronësi të Interit, luajti ndeshje me ‘Seleçaon’ ishtë ne Copa America Centennial. Në shënjestrën e Brazilit, tani janë 2 ndeshje miqësore me Senegalin dhe Nigerinë në 10 dhe 13 tetor në Singapor.

Gabigol është shfaqur në një formeë të shkëlquer në fazën e parë të kampionatit Brazilian teksa e mbylli këtë fazë si shënuesi më i mirë me 16 gola të shënuar me një mesatre 1 gol cdo 87 minuta duke i bindur të gjithë, madje edhe ata më skeptikët. duke parë këtë formë, Flamengo është gati të blejë përfundimisht kartonin e Gabigolit dhe akordi me Interin mund të arrihet në dhjetor për vlerën e 18 milionë Eurove.

sfidanti.al