Klop dyshon për kontratën e tij, por jo për ato të yjeve të Liverpulit!

Ka krijuar një skuadër ëndrrash dhe dëshiron ta mbajë të bashkuar për të fituar sa më shumë me të. Jurgen Klop mund të ketë ngurrim për të rinovuar kontratën e tij me Liverpulin, por kjo nuk ndodh kur vjen puna tek yjet, të cilët nuk ka ndërmend të lejojë t’i largohen. Shenja e fundit ishte propozimi për rinovim me Sadio Manenë, të cilit sipas mediave po i ofrohen 11.5 milionë paundë stërlina në vit (rreth 13 milionë euro) me një zgjatje akordi deri në 2025.

Liverpuli u forcua kohët e fundit me Virgil Van Dajkun apo portierin Alison, ndërsa yjet e tjerë si Salah apo Firmino kanë kontrata afatgjatë. Të gjithë këta janë të kërkuar dhe klubi anglez nuk mund të lejojë të mos i ketë. Me kontratën e re, nëse bie dakord të firmosë, Mane do të fitojë shumë më tepër sesa me marrëveshjen e tanishme, sipas së cilës ka rrogë 150 000 paundë stërlina në javë.

Sfidanti.al