Derbi I Milanos; Konte-Xhampaoli, një ndeshje për ndryshimin e madh

E shtuna rezervon Derbin e Madoninës Milan-Inter që mund të quhet  edhe sfida e trajnerëve. Nga njëra anë është Marko Xhampaolo dhe nga ana tjetër, Antonio Konte dy [ersonalitete me filozofi të ndryshme. Por ai I së shtunës është një derbi që vlen shumë që tani edhe pse Serie A është vetëm në javën e katërt të tij.

Milan-Inter do të jetë një ndeshje me shumë peshë, jo vetëm për rivalitetin mes dy skuadrave milaneze që në Milano ndihet shumë, por sidomos për faktin se as Xhampaolo e as Konte nuk mund t’I lejojnë vetes të bëjnë hapa fals. Për më tepër asnjë prej tyre nuk ka humbuir ndeshje derbi. Xhampaolo ka 4 fitore dhe 2 barazime me Sampdorian në derbin e Xhenovës, ndërsa Konte 4 fitore në 4 ndeshje me Juventusin në derbin e Torinos dhe sigurisht asnjë prej tyre nuk ka ndërmend të ‘njollosë’ këtë statistikë pikërisht në këtë moment.

Por jo vetëm kaq, në këtë fillim sezoni, as Milani e as Interi nuk kanë bindur shumë me lojën e tyre duke lënë të krijohet përshtypja se janë ende në fazën e formimit. Zikaltrit në këtë pikë duket se ishin disi më mirë deri të martën kur barazoi me Slavian e Pragës në Ligën e Kampioneve. Themi se është më mirë Interi sepse te kjo skuadër ka filluar te duket qartë dora e Kontes, ndërsa për Milani, punimet janë në fazën e parë me trajnerin që duhet ende të gjejë një formulë përfundimtare.

Derbi është rasti I duhur, jo vetëm për  publikun që si gjithmonë do të jetë entuziast, por edhe sepse kush humbet do ta paguajë shtrenjtë dhe rrezikon që të përfundojë në vorbullën e kritikave në Milanon që mirëpret, por që fal pak dhe kjo nuk është aspak e lehtë.

Derbi Milan-Inter është edhe derbi I të rinjve ku nga njëra anë është Stefano Sensi që për pak javë ishte I Milanit por që kuqezinjtë lejuan të largohej te Interi se e konsideroi të kushtueshëm, nga ana tjetër është Ante Rebic, që ishte pranë kalimit të Interi në ditët e fundit të merkatos, por në gongun e fundit e mori Milani. I pari ka treguar se cfarë është në gjendje të bëje, I dyti kërkon hapësira që mund t’I gjejë përkrah Piontek. Dhe meqë ra fjala te Piontek, polaku është ana tjetër e medaljes te Milani. Sulmuesi nuk shënonte prej kohësh dhe e gjeti atë në ndeshjen me Veronën edhe pse me 11 metërsh. Ndërsa në anën tjetër Lukaku që e nisi vrullshëm është frenuar në mënyrë të papritur në dy ndeshjet e fundit. I pari kërkon vazhdimësinë, I dyti një shkundje. Mde fjalë të tjera të shtunën na pret një derbi që do të ketë shumë histori brenda me Xhampaolon dhe Konten që nuk kanë ësnjë mendim tjetër përvecse fitores.

Sfidanti.al