Ka një rekord të Realit në Francë, që nuk e arriti dot PSG-ja!

Humbja e rëndë madrilene në Paris mund të shpjegohet edhe me një statistikë te veçantë, që e dënon ekipin e Zinedin Zidanit. Reali nuk arriti të fuste asnjë gjuajtje në kuadratin e portës së Kejlor Navasit në mbrëmjen e Championsit, dhe sipas agjencisë së specializuar të statistikave, Opta, kjo nuk i kishte ndodhur që nga viti 2003, pra prej 16 vitesh. Karim Benzema ishte në fushë, ashtu si Garet Bejli (të cilit iu anulua goli), por nuk e rrezikuan dot portën e ish-shokut të tyre, Navas.

Diferenca e gjuajtjeve në total nuk ishte aspak e madhe, pasi Paris SG gjuajti 10 herë drejt portës mike, 5 prej të cilave ishin në kuadrat dhe 3 përfudnuan në gola. Reali pati 9 gjuajtje, por që të gjitha jashtë. Ky rekord tregon se madrilenët nuk po kalojnë kohë të mira.

Sfidanti.al