Tifozët e Juventusit: Si të mbrojmë epërsinë? Alegrin në vend të Sarrit!

Rrjetet sociale janë të mbushur me “shfrime”, akuza, sulme, por edhe me shprehje të goditura. Tifozët juventinë patën me çfarë të merreshin pas barazimit 2-2 të ekipit të tyre në fushën e Atletikos, ndërsa u mërzitën se u iku fitorja nga dora. Trajneri Sarri u shpreh se “loja e mirë është, por duhet të kemi kujdes në goditjet standarde”. Për tifozët, komenti ishte më i thjeshtë: Si ta mbrojmë avantazhin? – pyetën ata, – duke bërë një zëvendësim, Alegrin për Sarrin”. Pavarësisht kritikave për trajnerin e tyre, tifozët bardhezinj e patën një batutë për rivalët e Interit. “Mund të shkonte edhe më keq, – shkruajtën ata, – të paktën, nuk barazuam me Sllavian e Pragës”.

Sfidanti.al