Nuk kanë të përfunduar problemet për Pep Guardiolëm; trajneri I Mancester Sitit që ka humbur Laport për shkak dëmtimi deri në fund të 2019, bëri të dotur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shaktjor Donjetsk se edhe Xhon Stons u dëmtua dhe do të qëndtojë jashtë fushave të lojës për 4-5 javë.
‘Stons ka një problem muscular dhe nuk do të luajë për 4-5 javë-tha Guardiola-edhe Foden nuk do të jetë ndaj Shaktjorit, por për të bëhet fjalë për një virus dhe besoj se do të luajë në sfidën e ardhshme’.
Duke llogaritur këto dy problem, rezulton se Otamendi është qendërmbrojtësi I vetëm I ekipit të parë që është në dispozicion të Guardiolës që duket se do të jetë I detyruar që të vendosë Fernandinjon në rolin e qendërmbrojtësit ose do të duhet të zgjedhë të rinjtë si Erik garsia 18 vjec dhe që për momentin është pjesë e skuadrës U23 të Mancester Sitit
‘Është një sfidë e madhe të përballesh në një ndeshje me vetëm një qendërmbrojtës-vijoi Guardiola-Fernandinjo dhe me shumë mundësi Erik Garsia e Tejlor Belis do të duhet të luajnë në këtë rol në muajt e ardhshëm. Nuk ankohemi për mungesat. Në futboll sfida nuk është të përjetosh situata të lehta, por me ato të vështira. Kemi fituar 7 tituj dhe askush nuk na dhuroi asgjë. Jam gati për këtë sfidë’
Sfidanti.al