Do të jetë Ilaria D’Amiko ajo që do të drejtojë ceremoninë e ndarjes së cmimeve ‘FIFA The Best’ që do të mbahet në 23 shtator në Teatrin ‘La Scala’ të Milanos. Qeveria e futbollit botëror konfirmoi gjithcka, ndërkohë që përkrah saj do të jetë legjenda e Milanit dhe Holandës, Rud Gulit. Ilaria D’Amiko që është një gazetare e njohur sportive në Itali, është në të njëjtën kohë edhe bashkëshortja e portierit të Juventusitm Xhixhi Bufoon.
Por D’Amiko ka qëndruar në faqet e para të gazetave më shume për ndërhyrjen e saj në martesën e Bufon me ceken Alena Seredova. Gjithcka nisi në vitin 2014 gjatë Botërorit të Brazilit. Pas finales së këtij botërori dhe pas një sërë zërash spekulativë për tradhëtinë e Buffon ndaj ish bashkëshortes së tij, më në fund cifti doli hapur duke bërë publike lidhjen e tyre. Në atë kohë Bufon ishte ende I martuar me Seredovën me të cilën ka edhe 2 fëmijë, David Li I lindur në 2009 dhe Luis Tomas I lindur në 2007.
Lidhja mes Ilaria D’Amikos dhe Xhanluixhi Bufon evoluoi me kalimin e viteve dhe në vitin 2016 arriti kulmin teksa erdhi në jetë fëmija I parë I tyre, Leopoldo Matia
Sfidanti.al