Pas 12 urdhërndalimeve për disa drejtues të grupimeve ultras të Juventusit, zbulohen detajet e para të hetimeve dhe kuadri I kërcënimeve, shantazheve dhe dhunës e jo vetëm është vërtet I frikshëm. Operacioni I koduar ‘Last Banner’ tregon mekanizmat e përdorur nga këto grupime për të pasur privilegje në Allianz Stadium dhe për të bërë biznes prapa krahëve të klubit.
Në dokumentat që tashmë zotërohen nga autoritetet në Torino spikat edhe emri I Kristiano Ronaldos edhe ky I shënjestruar nga tifozeria që e dërgoi topin në tribunë dhe jo të pjesa e ultrasve në fundin e një ndeshjeje.
‘Po ky e di si funksionojnë gjërat?-thanë disa prej liderëve ultras-këtu ekzistojnë vetëm ultrasit’. Fjalë këto që gjithsesi mesa duket nuk u pasuan me asnjë paralajmërin për portugezin që nuk është aspak në dijeni të pushtetit të ultrasve të Juventusit e aq më pak të hetimeve.
‘Po s’na dhatë bileta, do ta paguani-I thanë drejtuesit e grupimeve ‘Drughi’, ‘Tradizione’, Viking’ dhe ‘Nucleo 1985’ klubit e Juventusit qëkërcënuan me kontestim të lojtarëve, ndezje të flakadanëve në zonën e tyrë të stadiumit, me organizim të grevës së tifozëve apo duke bërë thirrje raciste ose denigruese për të rritur tensionin dhe për të bërë që klubi të ndëshkohet me gjoba.
U krijua një klimë frike e vazhdueshme, ku cdo rast ishte I mirë për të protestuar dhe kërkuar. Që nga biletat e shtrenjta e deri te kthimi I Bonucit; që të gjitha ishin pretekste për të paralajmëruar klubin, kërcënuar dhe detyruar që të bëjë lëshime.
‘Në lkëtë moment, ai që ndodhet mes nesh do të paguajë për situatën-tha një prej eksponentëve te ‘Drughi’ një mikeje të Bonucit për të shpjeguar kontestimin kundrejt qendërmbrojtësit bardhezi. Janë këto disa përgjime që tregojnë se cfarë botë u krijua rreth Juventusit dhe që klubi vendosi t’I kundërvihet në qershor të 2018 duke denoncuar te të gjitha autoritetet cfarë ndodhte e duke bërë që të hapen hetimet që po u pret kokat grupimeve ultras’.
Sfidanti.al