Paris Sën Zhermen ka një arsye për të buzëqeshur’ Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë reduktoi dënimin për Nejmar nga 3 në 2 ndeshje pezullim në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi u dënua nga UEFA pasi protestoi dhe kritikoi ashpër arbitrin e sfidës paris Sën Zhermen-Mancester Junajtid, për një penallti të akorduar për anglezët.
Klubi francez e apeloi këtë dënim në Komisionin e Apelit të UEFA, por kjo e fundit e konfirmoi, ndërkohë që CAS e reduktoi në 2 ndeshje pezullim. Kjo do të thotë se Nejmar nuk do të jetë në ndeshjen me Realin e madridit dhe Gallatasarajin, por do të vihet në dispozicion të Tuhelit në javën e tretë të Ligës së Kampioneve, në përballjen me Klub Bryzh.
Ndërkaq, për Nejmar foli edhe Drejtori Sportiv I Paris Sën Zhermenit, Leonardo, por që lidhet me dështimin e kalimit të sulmuesit te Barcelona.
‘Nejmar ka bërë gabime, por pas mbylljes së merkatos është kthyer te sjellja positive-tha Leonardo-nuk është se ne kemi zgjidhur gjithcka, ai duhet të mendojë të luajë. Problemet e muajve të verës po I lëmë pas krahëve, tani bëhet fjalë vetëm për respektimin e rregullave. Të jesh pjesë e kësaj skuadre dhe të diskutosh për atë që bëhet në fushën e lojës. Nejmar nuk është një djalë I keq, është një pasuri e Paris Sën Zhermenit dhe futbollit në përgjithësi. Me të në skuadër jemi më të fortë
Sfidanti.al