Spanja u ngjit në catinë e botës këtë të diel teksa fitoi titullin e dytë botëror në historinë e saj në basketboll për meshkuj. Padyshim meritë të madhe në këtë sukses e ka trajneri Serxho Skariolo që bëhet italiani I parë që fiton një botëror, ndërkohë që vlen të theksohet se ai fitoi edhe titullin e NBA me Toronto Raptors duke qenë asistent trajner I kësaj skuadre, duke u bërë I pari teknik që e realizon një dopietë të tillë. Janë këto suksese që I bashkohen medaljeve të argjendta dhe të Bronzta në Londër 2012 dhe Rio 2016 dhe titujve evrppian në 2009,2011,2015 e medaljes së bronztë evropiane në 2017.
Pas emocioneve të shumta të përjetuara në këtë finale, Skariolo nuk ngurroi t’ia dedikojë fitoren familjes së tij që duroi të gjitha mungesat e tij si dhe familjen tjetër që gjeti te kombëtarja spanjolle.
‘Unë vetëm mund të jem krenar për cfarë arritëm-tha Skariolo-nuk ishim skuadra më e talentuar, por luftuam dhe lojtarër nuk e humbën kurrë besimin në atë që po bënin, edhe në momentet e vështira që patëm. Basketbolli I kompesoi me një cmim që e meritonin vërtet’.
Por Skariolo vë në dukje edhe sekretin e kësaj Spanje, që ishte loja në grup.
‘E dinim se forca e grupit ishte arma jonë fituese-tha Skariolo-të luanim si skuadër, të pasonim topin dhe të kishim cdo lojtar në gjendje që të arrinte kulimin e rendimentit në mbrojtje. E dimë që në kushte të tilla mund të konkurrojmë me të gjithë; këtu në Kinë I mundëm të gjithë sepse e dimë që një pjesë e identitetit tonë është pikërisht ajo e të qenit një skuadër. Kam në dispozicion lojtarë të mëdhenj, por që në radhë të parë janë lojtarë të vërtetë skuadre. Ishin të mëdhenj jo vetem në këtë finale’
Sfidanti.al