Sikur nuk mungonin lëndimet e deritanishme, por duhej të vinte edhe ky. Luka Modriç iu shtua listës së mungesa në bllokun e trajnerit Zinedin Zidan, ndërsa Reali i Madridit afrohet me ndeshjen e radhës në La Liga. Ylli kroat pësoi një dëmtim në muskulaturën e këmbës, ndërsa nga infermieria e “Santiago Bernabeut” nuk jepet një datë kthimi.
Reali ka disa lojtarë jo në formën e duhur si Brahim Diaz, Eden Hazar, Hames Rodrigez dhe Ferland Mendi. Madridi ka vetëm 1 fitore deri tani në kampionat, me dy barazime, ndërsa këtë fundjavë luan në fushën e Levantes. Modriç, fitues i Topit të Artë në fuqi, është 34 vjeç dhe me kalimin e moshës nisin të shfaqen edhe dëmtimet.
Sfidanti.al