Përshtypja ishte e madhe nga shumë prej lojtarëve të ekipit me uniform blu, por duket se njëri prej tyre u veçua më tepër. Vedat Muriqi, sulmuesi shtatlartë i Fenerbahçes, mund të transferohet tek Totenhemi në Premier Ligë, nëse sondazhet e trajnerit Poçetino dalin të suksesshme. Mediat turke dhe ato britanike shkruajnë se klubi londinez pati vëzhgues në stadiumin “Sent Meri” të Sauthemptonit, që ndoqën nga afër Muriqin dhe që mbetën të kënaqur.
Poçetino kërkon një mbështetje për sulmuesin kryesor Harri Kejn, tani që nga “Uajt Hart Lejni” u largua spanjolli Fernando Jorente. Natyrisht, Kejn do të jetë numri 1 i repartit ofensiv, por trajneri argjentinas dëshiron një alternativë të fortë e të gatshme në stol. Muriqi shkëlqeu në Superligën turke, duke shënuar 12 gola në 13 ndeshjet e fundit për Rizesporin e Fenerbahçen. Klubi nga Stambolli e mori për një shifër të lartë, por anglezët nuk do ta kishin problem aspektin financiar.
Sfidanti.al