Kampionati gjerman I garave automobilistike DTM zbarkon në Monza ku do të garojë në vitin 2020, dicka që ndodh për herë të parë në histori. Presidenti Gerhard Berger nuk e fshehu aspak entuziazmin e tij për praninë e DTM në Autodromin e Monzës.
‘Për të gjithë të apasionuarit e motorsportit, Monza është një pistë legjendare-tha Berger-karakteristikat e pistës sigurojnë një rivalitet të afërt mes makinave në shpejtësi të lartë, ndërkohë që ekzistojnë edhe mundësitë për të bërë parakalime’.
Kjo do të thotë se do të ketë një betejë të vërtetë mes pilotëve që do të arrijnë një shpejtësi rreth 295 km/h, shpejtësia më e lartë e të gjithë kampionatit
Ky akord është I rëndësishëm edhe për Drejtorin e përgjithshëm të Monza Eni Circuit, Pietro Benvenuti.
‘Është hera e parë që DTM do të vijë në Monza dhe ne jemi krenarë që të presim një ndalesë të këtij kampionati-tha Benvenuti-kjo bgarë që mbështetet nga një organizator I rëndësishëm, do të na lejojë që të zhvillojmë akoma më shumë potencialin e pistës sone. Kemi në program të krijojmë një event publik që nuk do të kufizohet vetëm te motorsporti, por do të përfshijë të apasionuarit në eksperienca të tjera të paprecedentë’.
Sfidanti.al