Himnasia La Plata, pritje madhështore për Diego Maradonën

Kore, parrulla, fishekzjarre dhe tifozë në delir u panë në stadiumin ‘El Bosque’ në ditën e parë të punës së trajnerit të ri të Himnasia La Plata, Diego Armando Maradona. Të pranishëm në seancën e parë stërvitore të Maradonës në total ishin 20 mijë persona që dukeshin në ekstazë të plotë.

Padyshim që kjo atmosferë e krijuar, kjo pritje madhështore shkaktoi një emocion të madh te Maradona të cilit u pa t’I dilnin edhe lotë. Por kjo nuk mbyllet këtu, në rrjetin social Tëitter, klubi I Himnasios I dërgoi një mesazh vërtet të këndshëm Napolit teksa I shkruante: ‘Po ju vjedhim për një moment këngën…’ duke iu referuar korit të famshëm të tifozëve të Napolit: ‘O mamma, mamma, mamma…’

E menjëhershme ishte përgjigjja e klubit napoletan që tha: ‘Jua japim hua këngën me shumë kënaqësi’.

Sfidanti.al