Bolonja, Mihajlovic rinis kurën, nuk do jetë ndaj Breshias

Pas debutimit surprizë në Verona dhe konfirmimit në sfidën kundër SPAL, trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajlovic do të jetë i detyruar të bëjë mungesën e parë në Serinë A italiane. Trajneri serb ka rinisur kurën e tij kundër leucemisë dhe do të duhet të kthehet në spitalin Sant’Orsola për ciklin e dytë të kemioterapisë, ciklin e parë ai e mbylli në fund të muajt gusht pak caste para ndeshjes me Veronën në Bendegodi.

Kjo do të thotë se Mihajlovic nuk do të jetë në stolin e Bolonjës në sfidën kundër Breshias që do të luhet në 15 shtator në Rigamonti duke ia deleguar detyrën e drejtimit të skiadrës asistentit të tij De Leo. Gjithsesi, trajneri duket se do të jetë gjithnjë në kontakt me bashkëpunëtorin e tij, Miroslav Taniga për të dhënë këshillat taktike për ndeshjen.

sfidanti.al