Kros e pranon: Fundi I Evropianit do të jetë momenti I duhur për të lënë kombëtaren

Toni Kros po mendon seriozisht tërheqjen nga Kombëtarja gjermane në vitin 2020. Është vetë mesfushori i Realit të Madridit që e ka konfirmuar me një deklaratë të tij më të fundit. ‘Besoj se pas kampionatit Evropian për mua do të jetë moment më I mirë që të mendoj tërheqjen nga Kombëtarja e Gjermanisë-tha Kros-nuk do të vras veten po e mbylla karrierën pa fituar një Evropian’.

Toni Kros  që në muajin janar do të festojë 30 vjetorin e tij të lindjes e kishte bërë një deklaratë të ngjashme edhe më parë për gjermanen ‘Sport Bild’ në muajin maj kur deklaroi se nuk mendon që të qëndrojë në botën e futbollit të luajtur për shumë kohë se për të mosha 33 vjecare është e duhura për t’u tërhequr. Në të njëjtën kohë Kros theksoi se nuk ka ndërmend të shkojë as në Kinë e as në SHBA pas largimit nga Reali I Madridit.

Sfidanti.al