Një lëvizje e njëkohëshme e mijëra këmbëve nuk është gjë e vogël, sidomos kur një impiant është i vjetër, dhe i modernizuar prej kohësh. Ky, fati i “San Siros”, stadiumit të lavdishëm të Milanos, të cilit ia kanë kufizuar disi aktivitetin, autoritetet përkatëse pasi kuptuan se ka rrezik. Një tribunë jo shumë e madhe, me rreth 2 000 vende, ku zakonisht vinin tifozët miq, do të mbyllet gjatë gjithë sezonit, sepse në frekuenca të caktuara të lëvizjes, struktura prej hekurbetoni nis të dridhet e të lëkundte. Shkurt, rrezikohen jetë njerëzore. Kjo do të thotë se as derbi Milan-Inter dhe Inter-Milan, nuk do të jenë me stadium të mbushur plot, pra me rreth 80 000 bileta të shitura.
Sfidanti.al