Futbollisti legjendar anglez, Eshli Kol, deklaroi se ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij tij mbas 20 vitesh që ai kaloi në fushë si lojtar. Në fakt, atij sapo i mbaroi kontrata me Derbi Kauntin, të cilin deri kohët e fundit e ka drejtuar trajneri i tanishëm i Çelsit, Frenk Lampard.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Koli ka luajtur me Arsenalin, Kristal Pallasin, Çelsin, Romën dhe Los Anxhelos Galaksinë, para të shkonte në fund të Derbi. Eshli Kol e ka fituar FA Kupën shtatë herë, duke qenë rekordmen sa i përket këtij trofeu, ndërsa ka luajtur në 107 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë.
“Mbasi u mendova gjatë, vendosa të tërhiqem dhe të filloj një kapitull të ri”, deklaroi Koli në një intervistë në “Skaj Sports”. Ndeshjen e tij të parë profesioniste ky futbollist anglez i datëlindjes 20 dhjetor 1980 e ka zhvilluar më 1999 me bluzën e Arsenalit.
Sfidanti.al