Futbollisti më me shumë trofe (40) në botë, Dani Alvesh, u bashkua me Sao Paolon para një jave, duke e përforcuar këtë klub brazilian dhe duke i luajtur mendsh nga gëzimi tifozët e këtij klubi.
Vetë ky mbrojtës i djathtë ofensiv me siguri që nuk e kishte menduar një debutim më të bukur me klubin e ri.
Alveshi (36 vjeç) që në ndeshjen e parë shënoi gol, madje e bëri këtë në fund të ndeshjes, duke e bërë këtë gol vendimtar dhe tani Sao Paolo ndodhet vetëm 5 pikë larg, me një ndeshje më pak, nga Santosi me mundësinë që ta ulë diferencën deri në 2 pikë.
Sfidanti.al