“Dasma e shekullit”:Rafael  Nadali do të martohet në tetor

Ylli botëror i tenisit, Rafael Nadal, dhe e dashura e tij, Hiska Perelo, do të bëjnë dasmë më 19 tetor në Majorka, njoftoi gazeta spanjolle “Last Hour” (Ora e fundit). Pritja për miqtë do të organizohet në pronën “La Fortalesa” në ishullin me të njëjtin emër dhe ajo do të jetë e garantuar nga një sigurim i fortë. Më të vështirë sigurisht që do ta kenë paparacët që vetëm po erdhën nga deti, por “radarët” do të jenë vigjilentë.

Gazeta e mësipërme publikoi disa nga emrat që do të jenë të pranishëm në dasmë, midis tyre anëtarë të familjes mbretërore spanjolle, përfshi Huan Karlosin, të cilin Nadali e ka mik të afërt.

“La Fortalesa” ëshë një lokacion i njohur për dasma dhe aktivitete të tipit celebriti, ndërkohë që atje e bëri dasmën edhe futbollisti i Realit të Madridit, Garet Bejl. Këtë lokacion e bëri të famshëm edhe seriali i njohur britanik “The night manager”.

Sfidanti.al