Tuheli “ngre zërin” dhe i dërgon mesazh kryesisë së PSZH-së

PSZH-ja përsoi humbje me përmbysje në fushën e Renit, duke shënuar humbjen e parë këtë sezon që në raundin e dytë të Ligës së 1-rë franceze në një ndeshje, ku u pa qartë se “të shenjtët” kanë një mungesë koherence në fushë që duket se është pasojë e një problemi të pazgjidhur që ka ky klubi francez.

Nejmari po shndërrohet gradualisht në problem edhe për trajnerin Tomas Tuhel që mbas humbjes 2-1 në fushën e Renit, vendosi “ta ngrejë zërin”, duke i dërguar një mesazh të qartë kryesisë së këtij klubi francez.

“Unë e kam të qartë sesi është puna. Ne nuk mund të heqim dorë nga Nejmari pa sjellë një zëvendësues të denjë për të. Nëse ai do të vazhdojë të luajë me neve, atëherë ne do të kemi një lojtar që është jashtëzakonisht i mirë në situatat një për një, gjë që është vendimtare në momente të caktuara. Nëse do të vendoset që ai të largohet, atëherë duhet të sillet zëvendësuesi, sepse kështu nuk mund të vazhdohet”, vuri në dukje trajneri i PSZH-së.

Sfdanti.al