Novak Gjokoviçi nuk do të mund ta mbrojë trofeun Masters të Çinçinatit, pasi në gjysmëfinale u mund 2-1 me sete nga tenisti rus, Danil Medvedev. Tenisti serb tregoi se ai është i madh edhe kur humbet, duke i bërë një seri komplimentesh kundërshtarit të tij të ri:
“Sinqerisht mendoj se unë luajta mirë. Ndoshta, mbas rezultati u bë 1-1, unë mund të luaja edhe më mirë, por… kur dikush servir një top që kap shpejtësinë 205,9 km në orë, rrallë herë bën gabime në servise dhe e gjuan me agresivitet pothuajse çdo servis, atëherë unë nuk mund të them asgjë tjetër, veçse se para tij duhet të hiqet kapelja”, deklaroi Gjokoviçi, duke shtuar:
“Më besoni, ai luan një tenis të jashtëzakonshëm, ai ka një shërbim të pazakontë dhe çdo shërbim i tij i dytë ishte i pakapshëm, ndërkohë që e merrni me mend sesa shërbime gjuajti ai. I heq kapelën, sepse ai luajti me një besim të madh në vetëvete dhe, kur luan kështu, patjetër që do ta meritosh fitoren”.