Interi, Roma dhe Napoli – pakt të fshehtë kundër Juventusit?

Treshja e lartpërmendur e klubeve do të përpiqet që ta ndërpresë dominimin e Juventusit, si fillim, duke minuar transferimin e Mauro Ikardit. “Korriere delo Sport” shkruan se kryesitë e Interit, Romës dhe të Napolit kanë arritur një “pakt të fshehtë” kundër Juves, me synimin që t’i japin fund dominimit të Italisë nga Juventusi që po vazhdon prej tetë sezonesh.

Goditja e parë që do të jepet, do të synojë pengimin e transferimit të Ikardit nga Interi te Juventusi. Në fakt, futbollisti argjentinas pothuajse është nxjerrë te dera e Interit, porklubi “neroaxur” nuk do që ai të përfundojë te Juventusi, pra kudogjetkë vetëm jo te “zonja e vjetër”.

Napoli, nga ana tjetër, do që ta marrë për vete Ikardin, ndërkohë që plani i tre klubeve të mësipërm është si vijon: “Ikardi nga Interi te Napoli, Arkadiush Miliç nga Napoli te Roma, ndërsa Edin Xheko nga Roma tek Interi. Në këtë mënyrë, të tre këta klube do të sigurojnë një sulmues të ri që duan, kurse Juventusi do të mbesë me “gisht në gojë”. Ky është një plan i shkëlqyer, por kleçka është se duhet të pyetet edhe Ikardi që nga inati i hedh poshtë të gjitha ofertat, pasi do që të shkojëvetëm te Juventusi.

Sfidanti.al