Nga shitoret e Paris SG, suveniret dhe gjithçka tjetër e lidhur me emrin e tij, po zhduket me shpejtësi të habitshme. Nejmar duket më shumë jashtë PSG-së sesa brenda tij, por a do të arrijë braziliani të realizojë një nga lëvizjet e tij të ëndërruara. Nuk do ta ketë të lehtë, siç theksojnë me të drejtë mediat europiane, sepse ai po luan një lojë të dyfishtë dhe të rrezikshme. Fillimisht, ai u shpreh se kujtimi më i bukur i karrierës së tij është fitorja 6-1 e Barcelonës ndaj Paris SG, por më pas botoi në rrjetet sociale një foto ku ai po fliste me trajnerin e Realit, Zinedin Zidan.
Një provokim i dyfishtë që mund ta “djegë” të ardhmen e tij, pasi tifozët nuk duan një yll që nuk e sheh veten plotësisht të dhënë pas ekipit të tyre të zemrës. Tifozët madrilenë nuk e kanë pëlqyer deklaratën për fitoren me Barçën ndaj PSG-së, ndërsa publiku katalanas nuk e ka pëlqyer foton e tij me Zidanin. Këto mund të kenë qenë deklarata “të pafajshme”, por zakonisht konceptohen si mesazhe të nënkuptuara, pra japin efekt tjetër.
Sfidanti.al