Shnajder nënshkruan kontratë që…të ulet në llozhën VIP!

Futbollisti i njohur holandez, Uesli Shnajder, ka vendosur që t’i japë fund karrierës së tij të pasur dhe këtë synon që ta bëjë në një mënyrë mjaft interesante. Klubi i qytetit Utreht, ku ka lindur Shnajderi, por me të cilin ky futbollist nuk ka luajtur kurrë gjatë karrierës së tij të gjatë, njoftoi se ai kishte nënshkruar një marrëveshje me futbollistin e famshëm.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje që ai të luajë me këtë klub holandez, por për t’i ndjekur ndeshjet e tij nga llozha VIP e stadiumit!

“Dashuria ime për këtë klub është e madhe. Shumë herë kam biseduar që të vija dhe të luaja me këtë klub, por ja që, për një arsye ose tjetër, kjo gjë nuk ndodhi, por tani unë kam një ofertë tjetër që me siguri do të realizohet, unë do t’i shoh rrgullisht ndeshjet e Utrehtit në stadium”, deklaroi Shnajderi që suksesin e tij më të madh e ka arritur me Interin me 2010, kur fitoi kurrorën e trefishtë. Ai ka luajtur me Interin në 116 ndeshje dhe ka shënuar për këtë klub 22 gola dhe 25 asistena goli.

Sfidanti.al