Nadali heq dorë nga Çinçinati që të jetë gati për USA Open-in

Vetëm disa orë mbasi Rafael Nadali mbrojti titullin në turneun Masters të Montrealit, pasi mundi në finale 2-0 (6-3, 6-0) rusin Danil Medvedev, tenisti spanjoll njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në turneun e radhës Masters që tanimë ka filluar në Çinçinati të SHBA-së dhe në të cilin do të marrin pjesë Novak Gjokoviçi dhe Rozher Federeri.

“Unë kam vetëm një arsye se përse nuk do të luajë në Çinçinati, sepse duhet të kem kujdes trupin tim dhe ta ndjejë veten të shëndetshëm, sikurse e ndjej tani”, deklaroi Nadali.

Në fakt, raketa nr.2 e botës vitin e kaluar nuk mori pjesë në turneun USA Open, kështu që ai dëshiron që sivjet të marrë pjesë në të me kapacitet të plotë dhe të fitojë pikët e rëndësishme që i duhen për  ranglistën e ATP-së.

Sfidanti.al