Çil e mbyll me Bejlin, Zidan këtë herë “e hip në autobus” uellsianin

E paqartë ende se cila do të jetë e ardhmja e Garet Bejlit, por në një futboll profesionist që lëviz miliona e miliona euro, nuk është e lehtë që një trajner të nisë një luftë të madhe dhe ta fitojë. Edhe kur ky trajner quhet Zinedin Zidan, tri herë radhazi fitues i Championsit me Realin.

Francezi u detyrua të bëjë një hap prapa dhe ta përfshijë Garet Bejlin në listën e futbollistëve për miqësoren ndaj Romës, diçka që është “prapakthehu” në krahasim me miqësoren ndaj RB Salcburgut. Zidan e ka thënë disa herë se Bejli nuk është në planet e tij për sezonin e ri, dhe se uellsiani, i ardhur tek Reali në 2013, duhet të gjejë skuadër tjetër. Gjithsesi, asgjë nuk po ndodh dhe nuk është e lehtë për asnjë klub që të marrë Bejlin. Për fat të keq, është mbyllur edhe dritarja e Premier Ligës, ku mendohej që Junajtidi apo Totenhemi do të mendonin për të.

Sfidanti.al