Qëkur, Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (KONMEBOL) i dha, edhe zyrtarisht, titullin e Kupës së Amerikës së Jugut ekipit brazilian Çapekoense, shumica e përbërjes së të cilit, gjithsej 19 futbollistë, gjetën vdekjen në tragjedinë ajrore që ndodhi në Medelin të Kolubmisë, më në fund, ky klub u prononcua, duke publikuar një komunikatë në sajtin e tij.
“Kjo është periudha më e rëndë për neve. Në këtë moment, ne nuk kemi asnjë arsye që të festojmë. Ne kemi përjetuar, me të vërtetë, një humbje të madhe, pas së cilës ne morëm një mbështetje të madhe nga të gjithë klubet. Duam që ta falënderojmë Atletikon e Nasionalit për propozimin që titulli të na jepet neve. Ne e morëm titullin dhe, tani, kemi shansin që, vitin e ardhshëm, të luajmë në Kupën Libertadores, për herë të parë në historinë tonë. Kjo mundësi është për futbollistët tanë”, thuhet në komunikatën e Çapekoenses.