Liverpuli, gjatë këtij sezoni, nuk ka ndonjë angazhim në Evropë, kështu që ka mjaft kohë të lirë mes dy ndeshjeve në Premier Ligën angleze. Kështu që, pas humbjes së papritur (4-3) nga ekipi Bournmouth, trajneri i “të kuqve” vendosi që t’i relaksojë futbollistët e tij në një minikamping dyditësh në Barcelonën e ngrohtë. Lojtarët e Liverpublit e shfrytëzuan pushimin e tyre që, nga tribuna e “Kamp Nout”, të ndjekin ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Borusias së Mynshengladbahut. Sidoqoftë, klubi i “Enfildit”, dje, u kthye në shtëpinë vet që të fillojë përgatitjet serioze për ndeshjen e radhës të Premier Ligës me Uest Hemin, të dielën e ardhshme.