Paris Sën Zhermen nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Xhanluixhi Donaruma edhe pse Milani e ka përsëritur disa herë se e konsideron atë si të pashitshëm. Por ky pozicionim do të vihet në një provë të fortë nëse në zyrat e kuqezinjve do të vijë një ofertë e rëndësishme për portierin 20 vjecar.
Flitet për një ofertë që mund të shkaktojë edhe një efekt domino në lëvizjet e tjera në merkaton e transferimeve që nuk ëshyë më e ulët se 60 milionë Euro sigurisht e gjithë kjo shifër është në cash pa përfshirë asnjë futbollist në tratativa, edhe pse në këtë pikë një portier do të ishte një domosdoshmëri për Milanin
Por përse duhet shitur ose mendohet të shitet Donaruma? Një prej arsyeve është paga e futbollistit që rëndon në bilancin e klubit dhe një largim i tij do të krijonte një hapësirë komode në zërin e pagave të këtij bilanci, pa llogaritur këtu edhe plusvalencën që do të siguronte Milani nga kartoni i Donarumës.
Në këtë pikë do të rilindte ideja për të sjellë Luka Modric në Milano duke i garantuar atij pagën e famshme prej 7.5 milionë Euro së bashku me bonuset dhe një kontratë 3 vjecare për të cilat është folur shumë orët e fundit.
Gjithsesi kjo nuk do të thotë se tratativat do të konkretizohen me siguri. Ajo që duhet të bëjmë është të presim e të shohim se cfarë do të ndodhë deri në datën 2 shtator kur të mbyllet merkatoja e transferimeve.
sfidanti.al