Trajneri legjendar holandez, Luis van Gal, thotë se Pep Guardiola nuk arrin dot që ta fitojë Ligën e Kampioneve, sepse ai preokupohet më shumë për lojën e ekipit të vet dhe nuk e sheh lojën e ekipit kundërshtar, duke krijuar përshtypjen se ai nuk e respekton atë, gjë që nuk është aspak e drejtë.
“Në Angli, Guardiola ka fituar gjithçka që mund të fitohet, por në Ligën e Kampioneve ai nuk tregohet në nivelin e duhur. Ai nuk ka arritur ta fitojë Ligën as me Bajernin e Mynihut dhe as me Mançester Sitin. Kjo është pasojë e preokupimit të tij të madh për lojën e ekipit të vet, ndërkohë që ai nuk shqetësohet shumë për lojën e ekipit kundërshtar, kurse futbolli është një sport, ku duhet të respektohet edhe kundërshtari”, deklaroi Van Gali.
Sfidanti.al