Arsenali fërkon duart: Erdhi një ofertë zyrtare për Mustafin

Shkodran Mustafi ndoshta luajti ndeshjen e fundit me Arsenalin, pasi në adresë të klubit londinez erdhi një ofertë zyrtare, në fakt, dy oferta, po t’u besosh mediumeve angleze, por ajo nga Monako është më konkrete, ndërkohë që për të ka shprehur interesim edhe Roma.

Arsenali kërkon për mbrojtësin Mustafi 30 milionë euro, ndërkohë që tifozët e “topçinjve” kanë kohë që kërkojnë largimin e këtij futbollisti, madje edhe vetë trajneri Unai Emera ka deklaruar se largimi i këtij lojtari do të jetë zgjidhja më e mirë.

Problemi më i madh është se vetë Mustafi, ish-pjesëtar i përfaqësueses gjermane (me origjinë shqiptare nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut), do që të rrijë tek Arsenali dhe të tregojë se ai është ende i vlefshëm për klubin londinez të mësipërm.

Sfidanti.al