Interi kontakton Kavanin, me kortezi i thonë: “Faleminderit, jo”!

Kryesia e Interit, gjatë këtij sezoni veror të transferimeve, është përjekur që të sjellë në klub një numër të madh sulmuesish, por deri tani nuk ka sjellë asnjë të hajrit, ndërkohë që prioritete të tij janë Romelu Lukaku dhe Edin Xheko. Në fakt, është çështje kohe që futbollisti boshnjak të bëhet pjesëtar i ri i klubit interist, por, sa i përket Lukakut, duket se ardhja e tij do të dështojë, sepse ai do që të shkojë te Juventusi.

Në këto kushte, Interi i ka kthyer sytë nga PSZH-ja, më saktë nga sulmuesi mjaft i mirë i saj, Edison Kavani. Por, duket se edhe në këtë drejtim nuk do të bëhet asgjë, pasi futbollisti uruguaian thotë se ai ndjehet shumë mirë në klubin francez. Ai konfirmoi se ishte kontaktuar nga drejtori i madh i Interit, Bepe Marota, të cilin, sidoqoftë, Kavani e falenderoi me kortezi për interesimin. Në fakt, kontrata e tij me PSZH-në ka një kohëzgjatje deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Sfidanti.al