Marko Rojs, ti e fitove titullin tënd, je më i miri i vitit 2019!

Nuk pati nevojë aspak të priste 90 minuta e më tepër, për të provuar shijen e një kupe. Marko Rojs e fitoi titullin e tij që në vigjilje, madje ajo ishte koha kur u deklaruar, sepse vendimi ishte marrë më parë. Kapiteni i Dortmundit u shpall Lojtari më i mirë i vitit 2019 në Gjermani, një ngushëllim për titullin e humbur në mënyrë dramatike. Ky ishte çmimi i dytë i tillë, pasi u shpall më i miri në Gjermani edhe në 2012, kur luante ende për Borusian e Mynshengladbahut.

Rojs shënoi 21 gola në 36 ndeshje edicionin e kaluar, duke spikatur sidomos në Bundesligë me 17 rrjeta në 27 takime. Lojtari ofensiv 30-vjeçar e di se çfarë janë tituj pasi ka fituar 5 të tillë në karrierë, që nga Liga Rajonale kur ishte me Rot Vajs Ahlenin, për të vazhduar me Kupën e Gjermanisë dhe 3 Superkupa me Dortmundin. i mungon titulli kampion që shpreson ta fitojë këtë sezon, ndërsa nuk harron finalen dramatike të Championsit, humbur në minutën e fundit ndaj Bajernit në 2013 në “Uembli”.

Sfidanti.al