Dramë në Londër: Ozili sulmohet me thika në mes të rrugës, por…

Një dramë e vërtetë ndodhi së fundmi në një nga rrugët kryesorë të Londrës Veriore, ku mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, u sulmua nga dy grabitës të maskuar të armatosur me thika. Në fakt, incidenti në fjalë u mbyll pa ndonjë problem të madh, në radhë të parë falë ndërhyrjes së guximshme së bashkëlojtarit të Ozilit, boshnjakut Sead Kolashinac, që i bëri dy grabitësit që të iknin nga sytë këmbët.

Të dy grabitësit kishin zënë pritë në një udhëkryq të pjesës verirore të Londrës, duke ia vënë syrin makinës së shtrenjtë të Ozilit, “Mercedes G Class”, me ngjyrë të zezë. Ata të armatosur me thika iu sulën Ozilit, por ky i fundit ia mbathi me vrap, duke u futur në një restorant turk atypranë. Kurse shoku i tij, Kolashinac, nuk iku, por ndërhyri, duke i përballuar me sukses të dy grabitësit që i ikën me vrap.

Sfidanti.al