Rikthehet Patrik Klajvert; te Barcelona si Drejtor Teknik i ekipeve zinxhirë

Patrik Klajvert kthehet te Barcelona dhe është vetë klubi katalanas që e zyrtarizoi këtë kthim të ish sulmuesit holandez që e ka veshur fanelën blaugrana për 6 vjet në periudhën 1998-2004 duke realizuar 145 gola në 308 ndeshje.

Klajvert që do të jetë në rolin e drejtorit teknik të ekipeve zinxhirë te Barcelona, firmosi me klubin kampion të Spanjës një kontratë që skadon në vitin 2021.

‘Jam shumë i lumtur që u ktheva në shtëpi dhe kam një dëshirë të madhe për të nisur këtë aventurë të re-tha Klajvert-sfida jonë është të vijojmë punën për ta bërë futbollin e Barcelonës, si njërin prej më të mirëve në botë’
Patrik Klajvert përpara se të pranonte kthimin te Barcelona ishte ndihmësi i Klarens Sedorf në stolin e Kamerunit, por drejtuesit e Federatës së këtij vendi e larguan të gjithë stafin teknik për përfaqësueses kamerunase pas përfundimit të Kupës së Afrikës.

sfidanti.al