Kina kritikon Sitin për arrogancë, por Guardiola mbrohet!

Mançester Siti u ndodh në qendër të një skandali diplomatik, pasi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, HSINHUA, e quajti ekipin kampion të Premier Ligës si “arrogant dhe pa respekt”. Në një tekst kushtuar turneut “Për trofeun e Azisë” të Sitit në Kinë, HSINHUA e akuzoi klubin anglez të mësipërm se ai kishte ardhur në Kinë vetëm për të fituar para!

Në shkrimin me titull “Dashuria e pakthyer kundrejt tifozëve kinezë”, vihet në dukje se Guardiola dhe lojtarët e tij, në përgjithësi, refuzuan të komunikonin me tifozët kinezë, duke bërë që këta të fundit të zhgënjeheshin shumë. Në fakt, një sulm i tillë nuk është pa pasoja dhe konsiderohet turp për pronarët e Sitit, sidomos atë kryesorin, sheikun Mansur, që para ca kohësh ia shiti një pjesë të aksioneve të klubit “qytetar” kompanisë kineze “Chinese Media Capital”.

Gjithsesi, ndaj kinezwve pati njw “kundwrsulm” tw Pep Guardiolws, I cili u pwrgjigj thjesht dhe shkurt. “Unw nuk I pranoj kwto akuza, – tha ai, – kaq! Nuk janw tw vwrteta. Ne nuk jemi arrogantw dhe pa respekt, ata e kanw gabim”!

Sfidanti.al