Largimi i futbollistit Vinsent Kompani nga Mançester Siti do të thotë se ky ekip mbeti pa kapiten, ndërkohë që emri i pasuesit të tij ende nuk dihet. Trajneri Pep Guardiola vendosi që vendimin për zgjedhjen e kapitenit t’ua delegojë vetë lojtarëve që ta zgjedhin atë përmes një votimi të fshehtë.
“Ne po presim që të mblidhen të gjithë futbollistët dhe më vonë ne do ta zgjidhimçështjen e kapitenit të ri në dhomën e zhveshjes”, deklaroi Guardiola.
Thuhet se favorit nr.1 që të bëhet kapiten i Sitit, është David Silva që tanimë ka paralajmëruar se ai do të zhvillojë sezonin e fundit me klubin “qytetar”, ndërkohë që si opsion tjetër përmendet edhe Kevin de Bryn.
Sfidanti.al