Moise Kin është një nga futbollistët më me përspektivë në Itali, ndërkohë që sezonin e kaluar atij iu dha shansi që të luajë me Juventusin. Kinit, në fakt, në pjesën e dytë të sezonit të kaluar iu dha shansi që të luajë një minutazh të konsiderueshëm dhe ai luajti disa ndeshje të mira, kështu që pritej që gjatë sezonit të ardhshëm ai të bëhej pjesë e formacionit të parë të Juventusit, por duket se një gjë e tillë ka pak mundësi që të ndodhë.
Mediumet italiane shkruajnë se Kini do të largohet nga Juvendusi, sepse trajneri i tij, Mauricio Sari, nuk do të mbështetet te shërbimet e këtij futbollisti të ri.
Vetë Kini, nga ana tjetër, ka kërkuar që të largohet nga klubi “bardhezi”, sepse nuk do që rri ulur në stolin e rezervave, ndërkohë që Juventusi ka bërë të ditur se ai mund të largohet, nëse ndonjë klub do të paguajë klauzolën e tij të blerjes që tani per tani është 30 milionë euro.
Sfidanti.al