Rosi shijon pushimet, kurse Jamaha mendon ta largojë

Ndërsa Valentino Rosi po shijon pushimet me të fejuarën e tij Franceska Sofia Novelo tani që kampionati i MotoGP është ndërprerë, te Jamaha kanë ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij. Duikush po mendon ta zëvendësojë, ndërkohë që dikush tjetër sic është babai i pilotit e sheh ende një fitues Doktorin. Por në këtë pikë një gjë është e sigurt; rezultatet aspak të mira të arritura gjatë këtij sezoni, kanë bërë që të shfaqen dyshime për 9 herë kampionin e botës dhe kompetitivitetit të tij real duke marrë parasysh edhe faktin se para pak muajsh Rosi festoi 40 vjetorin e tij të lindjes

Ai që duket se ka dhënë një përgjigje për këtë cështje është Drejtori Manaxherial i Jamahës Lin Xharvis sipas të cilit për Rosin duket se ka ardhur koha të thotë mjaft.

‘Tani Rosi është në një fazë krejt ndryshe të jetës së tij dhe me gjithë respektin për të, e ardhmja e Jamahës nuk kalon më nga Rosi-tha Xharvis-mund të jetë këtu kompetitiv 1,2 ose 3 vjet, por niveli ynë i varësisë nga Rosi ka ndryshuar. Jamaha do të vazhdojë pa të, pa presidentin e saj dhe pa mua. Të gjitha kompanitë kalojnë momente tranzicioni dhe Jamaha që ka 70 mijë punonjës nuk bën përjashtim. Kjo nuk do të thotë që Rosi nuk është i rëndësishëm, shpresoj që të qëndrojë te ne në rolin e ambasadorit të markës’

Ndërsa krejt ndryshe mendon babai i Valentino Rosit, Graciano Rosi. Sipas tij, nuk ka ardhur ende koha që djali i tij të varë kaskën në gozhdë.

‘Vale është në një formë të shkëlqyer fizike-tha Graciano Rosi-nuk e ka moralin të ulët apo i demotivuar, ndoshta vetëm pak i shqetësuar. Do të më pëlqente ta shihja atë duke garuar përgjithmonë’.

sfidanti.al