Nokauton drejtorin sportiv, pasi i refuzohen shërbimet!

Futbolli rumun ka vite qëështë i mbushur me skandale, ndeshje të manipuluara e të fiksuara që më parë, afera të ndryshme, “zhdukje” të klubit të mirënjohur Steaua, riemërtime, etj.

Tani në një skandal të tillë u përfshi edhe futbollisti kroat, Filip Jazviç, që deri tani ka luajtur me klubin rumun Hermanshtad. Mediumet kroate bëjne të ditur se, pasi shërbimet e tij u refuzuan nga klubi në fjalë, ky futbollist vendosi që “ta marrë vetë nën kontroll situatën”, kështu që ai hyri në zyrën e drejtorit sportiv të klubit, Razvan Zamfir, dhe e nxori atë nokaut, duke e hedhur në dysheme!

“Unë akoma nuk mund ta besoj atë që ndodhi, sepse kam patur marrëdhënie të mira me Filipin, qëkur ai luante në Kluzh dhe këtë veprim të tij unë nuk mund ta shpjegoj asesi”, deklaroi Zamfiri, i cituar nga mediumet rumunë.

Sfidanti.al