Eurobasket i Femrave, finalistet e këtij edicioni do mbajnë atë të 2021

Spanja e basketbollit të femrave ka një tjetër motiv për të festuar pas titullit evropian të fituar para pak kohësh në Serbi dhe Letoni. Skuadra kampione e kontinentit së bashku me finalisten e kompeticionit të këtik viti, Francën, në fakt kanë fituar të drejtën për të organizuar Evropianin e basketbollit të femrave të vitit 2021.

Valencia dhe Lioni do të jenë qytetet ku do të zhvillohet faza e parë e evropianit të 2021 që do të luhet në periudhën 17-21 qershor. po kështu në këto dy qytete do të luhen edhe 2 cerekfinale në 23 qershor. Në La Fuente de San Luis të Valencias do të luhen padyshim ndeshjet e përfaqësueses spanjolle.

Më pas ndeshjet gjysmëfinale, ajo për vendin e tretë dhe finalja e madhe për titullin do të luhen në AccorHotels Arena të Parisit që ka një kapacitet me 15000 spektatorë. përvec De La Fuentes, Valencia do t’iu vërë në dispozicion skuadrave kompleksin L’Alqueria Del Basket për stërvitjet e tyre.

Spanja gëzon eksperienca pozitive në organizimet e eventeve të tilla si Eurobasketi në vitet e fundit. Vendi iberik ishte i pari që priti Botërorin U17 si të femrave dhe të meshkujve në Saragoza në 2016. në 2014 organizoi kampionatin botëror të basketbollit për meshkuj dhe në 2018 në Tenerife u mbajt kampionati botëror i basketbollit të femrave

sfidanti.al