Episodi i ri i telenovelës Nejmar; i vidhet dhe zhduket intervista me të rejat për të ardhmen e tij

Historia spiunazhit shfaqet edhe në futboll me protagonist brazilianin Nejmar, telenovela për të cilin pasurohet me një episod të ri. Intervista që sulmuesi i Paris Sën Zhermenit kishte dhënë për Uol Esporte dhe që do të transmetohej këtë të hënë është vjedhur. Pasi u njoftua për këtë intervistë që ngjalli interes shumë të madh pasi kishte të reja në lidhje me të ardhmen e futbillistit, ja ku del lajmi tjeter nga televizioni; karta-video ku ishte regjistruar intervista e kryer nga Paulo Vergeiro dhe që ishte një version më i gjatë dhe më i detajuar, është zhdukur, një dorë misterioze e kishte marre nga bagazhi i makinës

Megjithatë, ndoshta jo gjithcka është e humbur, pasi në ndihmë të Uol Esporte erdhi televizioni i dyte që kishte regjistruar një tjetër intervistë me Nejmar(ajo e deklaratës së famshme të sulmuesit për fitoren 6-1 të Barcelonës ndaj Paris Sën Zhermenit në Ligën e Kampioneve).

‘Kamera jonë mbeti e hapur edhe gjatë intervistës susj, kështu që kemi të gjithë materialin që iu është vjedhur. po të dëshironi jua dërgojmë-deklaruan drejtuesit e atij televizioni

Ndërkaq, futbollisti që është në luftë të hapur me Paris Sën Zhermenin dhe në shënjestrën e Barcelonës, është kthyer në Paris për të nisur përgatitjet. E përditshmja ‘L’Equipe’ theksoi se sulmuesi pas kontakteve të javës së kaluar edhe këtë të hënë qëndroi bashkë me Leonardon për 3 ore nga i cili dëgjoi se largimi i tij nga kampionët e Francës nuk do të ndodhë këtë verë. mbetet për t’u parë nëse kjo histori është qëndrimi i klubit të Paris Sën Zhermenit apo një strategji e merkatos së transferimeve të tij.

sfidanti.al