Roma nuk heq dorë nga Higuain; dëshiron t’i japë argjentinasit shiritin e kapitenit

Roma ka nisur punën për përforcimin e saj në repartin e mbrojtjes, por verdhezinjtë e kanë një sy edhe nga sulmi dhe emri që po përmendet shpesh është ai i Gonzalo Higuain. Argjentinasi është ëndrra konkrete e kësaj vere e verdhekuqve dhe në Trigoria shpresa për të bindur Higuain të vijë në kryeqytetin italian që të bëhet Batistuta i ri është e madhe.

Për momentin, 31 vjecari po stërvitet me Juventusin me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2021 me një pagë prej 6.5 miliionë Eurosh në sezon, por për të nuk ka hapësira në skuadrën torineze edhe pse në stolin e kampionëve të Italisë ndodhet Mauricio Sarri

Drejtuesit juventinë kanë filluar tashmë punën për të lehtësuar largimin e futbollistit nëpërmjet një dëmshpërblimi. Nga ana e saj Roma është gati ta marrë sulmuesin në formën e huazimit me detyrim blerje me kushtin që Higuain të pranojë reduktimin e pagës në 4.5 milionë Euro në sezon deri në vitin 2023. Por jo vetëm kaq, në Trigoria po hidhet ideja që shiriti i kapitenit të skuadrës t’i jepet pikërisht Higuainit për të dëshmuar besimin e plotë që drejtuesit e Romës kanë tek ai. tani gjithcka është në duart e vetë futbollistit, ardhja e të cilit hap dyert e largimit të Edin Xhekos në drejtim të Interit dhe Ikardit te Juventus.

sfidanti.al