Drejtori sportiv i Interit, Pjero Ausilio, konfirmoi se klubi i tij po zhvillon bisedime me Junajtidin për angazhimin e sulmuesit Romelu Lukaku, për të cilin ka kohë që thuhet se do të largohet nga “Old Traffordi”.
Media angleze vë në dukje se përfaqësues të kryesisë së Interit kanë ardhur në Mançester që të zhvillojnë bisedimet me homologët e tyre të Junajtidit.
“Nuk ka ndonjë lajm të veçantë për Lukakun. Unë mund të them se kontakte mes dy klubeve ka pasur dhe ne ndjekim çdo futbollist, për të cilin tregon interesim Antonio Konte”, deklaroi Ausilio.
Thuhet se Junajtidi kërkon për Lukakun 70 milionë dollarë, një shumë, e cila i duket joreale Interit.
Sfidanti.al