Do të ketë në shpinë, me shumë gjasë, numrin 4. Matijs De Ligt është më në fund lojtar i Juventusit, dhe gazetat italiane tregojnë se klubi torinez do të paguajë 70 milionë euro për kartonin, por plus edhe shpërblime të ndryshme në bazë të arritjeve. Sukses i madh i drejtuesve bardhezinj, i projektit të trajnerit të ri, Sarri, dhe i agjentit të kapitenit të Ajaksit, Mino Raiolës.
“La Gazeta delo Sport” sqaron se Raiola i mori që vjet një premtim Ajaksit, për transferim mbi bazën e 50 milionë eurove, por sezoni i fundit ishte i jashtëzakonshëm për qendërmbrojtësin, ndaj edhe kostoja e kartonit u rrit gati 50 për qind. Kampionia e Italisë tashmë i ka vendosur edhe klauzolën e transferimit, 19-vjeçarit holandez, e cila mësohet se është 150 milionë euro. Mjaft e lartë, por jo çmenduri e kotë siç ndodh në Spanjë.
Tifozët e “Zonjës së Vjetër” reaguan menjëherë, dhe disa prej tyre kërkuan në rrjetet sociale, që titulli kampion të fitohet që në muajin nëntor! Gjithsesi, pavarësisht Ronaldos e De Ligtit, Juvja do të ketë konkurrencë besohet më së shumti nga Interi i ish-juventinit, Antonio Konte.
Sfidanti.al